0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Të rinjët përballë të vjetërve

Aktualisht është kohë e vështirë, pasi që ka përplasje të mendimeve e mospajtime të ndryshme mes të rinjëve të motivuar, energjik dhe kreativ dhe të vjetërve që duan të ruajnë pozitat, respektin që vjen nga pozita dhe privilegjet për interesa përsonale pa qenë të gatshëm të japin kontribut sa duhet dhe duke rezistuar të futen në konkurrencë kualitative profesionale.

Në Kosovë, përqindjen më të madhe të popullsisë e përbëjnë të rinjtë nga mosha 15 deri 24-vjeçare, dhe mbi 65 % nën moshën 30-vjeçare, kurse pjesa tjetër konsiderohet se i takon moshës së mesme dhe asaj më në moshë.
Gjenerata e vjetër ende është duke shfrytëzuar të kaluarën për ta mundur të ardhmën. Sigurisht që duhet të përmendet tranzicioni i gjatë në Kosovë, konflikti i gjeneratave ekziston edhe për arsye se të moshuarit janë rritur në një periudhë tjetër, në një periudhë konfliktuoze me shumë konspiracion. Të gjitha këto kanë ndikuar që të kenë një mentalitet më tradicional. Ndërsa gjeneratat e reja kanë një mendim më ndryshe dhe shpesh bien në konflikt duke mos duruar ritmin me të cilin ecin proceset dhe hapësiren që iu ipet.

Të rinjët kanë me shumë motiv, energji dhe janë shumë me të pastër para ligji, nuk kanë afera korruptive dhe me një fjalë kanë me pak gjynahe. Të vjetrit kanë shumë më shumë gabime dhe janë shpenzuar politikisht. Duke qenë në pozita drejtuese politike ata kanë treguar dhe kanë dëshmuar deri me tani çfarë kanë pë vete dhe çfarë mund të bëjnë, e sa mund të bëjnë për të tjerët.

Është naive të priten rezultate të tjera me qasje e njerëz të njejtë, prandaj të rinjët duhet të angazhohen që të marrin pushtet në mënyrë të sjellshme dhe vetëm me punë e me meritë, duke dëshmuar se ndryshimi i gjeneratës nuk nënkupton eleminim e as përjashtim por një ndërrim të roleve drejtuese.

Përvoja e gjeneratës se vjetër është aset i çmuar që duhet ruajtur dhe kultivuar. Sikur të bëhën bashkë vullneti, energjia dhe pastërtia e gjeneratës së re me përvojën e gjerjatës së vjetër gjithssesi do të kishte rezultate shumë më të mira edhe për vetë gjeneratën e vjetër.
Dikur ishte pjesë e traditës që vetëm të vjetrit “të dijnë” dhe vetëm të vjetrit të ju ipet mundësia për të udhëhequr që nga familja e deri te shteti.

Ende edhe sot e kësaj dite kemi një konflikt dhe mospajtueshmëri mes gjeneratës se vjetër e cila mbanë pushtetin shpesh pa meritë dhe gjeneratës së re e cila kërkon me shumë, dhe meriton me shumë.
Duke qenë se koha ka ndryshuar, rrethanat dhe mënyra e jetesës që kemi brenda familjes e tutje ka ndryshuar, Pse nuk duhet të ndryshojnë edhe raportet politike ku të rinjët vijnë me ide dhe kreativitet te ri?

Tani të rinjtë duhet të marrin hapsirën që ju takon brenda pushtetit, të drejtat e tyre, si në familje dhe në përgjithësi në shoqëri. Të rinjët duhet ta bëjnë ndryshimin duke insistuar të marrin rol dhe jo të ankohen që të vjetrit nuk po lirojn rrugë.

Shemsi Jashari
Demokracia Fillon Këtu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img