Prezantuesja e njohur shqiptare, Elita Rudi, po shijon disa ditë pushimi në Turqi bashkë me familjen e saj.
Meqë ndodhet atje, ajo nuk ka munguar me një vizitë në restorantin e kuzhinierit të famshëm ‘Nusret’.
Moderatorja ka ndarë me ndjekësit disa pamje në InstaStory, derisa tregon se ka provuar edhe një hamburger.
Bukuroshja nga Gjakova ka zbuluar edhe çmimin e tij duke treguar se kushton plot 65 euro, meqë i është kërkuar nga fansat.
Në një video tjetër në InstaStory, Elita thotë se nuk ishte asgjë më shumë përveç se i mbështjellë me ari.
“Është thjesht një hamburger i mbështjellë me folje ngjyrë ari, e që më të mirë janë ata të Prishtinës që kushtojnë vetëm një euro”, tha Rudi.
Bashkëshortja e reperit Gjiko ka publikuar edhe faturën e plotë, që në total i ka kushtuar 293 euro.