1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Të premten seancë e jashtëzakonshme, pritet votimi i Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike

Komisioni për Buxhet dhe Transfere me 6 vota për dhe 3 kundër, ka votuar sot raportin me rekomandime për Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike. E votimi i këtij raporti i ka paraprirë miratimi i 4 amendamenteve të propozuara nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ishte deputeti i PDK-së Bedri Hamza, i cili i ka paraqitur të katër amendamentet, e të cilat tha se nëse do të marrin përkrahjen atëherë ata do të votojnë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike në lexim të dytë.

Amendamenti i parë është që mjetet e tërhequra nga pjesëmarrësit sipas këtij neni, e të cilët kanë kursime deri në 9.999 mijë euro kompensohen në formë rimbursimi, duke filluar nga viti 2023, sipas formulës dhe metodologjisë së rimbursimit që vendoset me vendim të Qeverisë së Kosovës dhe Fondit e Kursimit Pensional të Kosovës në afatin prej gjashtë muajsh nga miratimi i këtij ligji.

Amendamenti i dytë, lënda e parë e cila prodhohet nga veprimtaritë biznesore të regjistruara dhe aktive në Republikën e Kosovës, pavarësisht se a eksportohet jashtë vendit apo jo, lirohet nga TVSH.

Amendamenti i tretë, të gjitha bizneset të cilat kanë qenë të mbyllura apo kanë pasur probleme të funksionimit të rregullt gjatë kohës së pandemisë, por të cilët kanë qenë aktive të regjistruara në regjistër të biznesit para datës 29 shkurt 2020, mbështeten financiarisht nga ana e buxhetit të Kosovës me mjete monetare për t’i mbuluar shpenzimet operative në shumën prej 200 milionë euro.

Amendamenti i katërt, paguhen nga ana e buxhetit të Kosovës, pagat e punonjësve në sektorin privat për periudhën tetor dhe dhjetor 2020, të cilët si pasojë e pandemisë COVID-19 janë larguar apo pezulluar nga puna e tyre për periudhën jo më të shkurtër se tre muaj pas datës 29 shkurt 2020 e deri më 30 dhjetor 2020. Shuma e pagesës për punëtorët është 300 euro për një muaj.

“Ne po e shohim që ligji për rimëkëmbje që sa kohë nuk po mund të aprovohet dhe duke e pasur për bazë situatën ekonomike, shëndetësore, po edhe politike ne si Grup Parlamentar i PDK-së dhe ne si deputetë të PDK-së në kuadër të këtij komisioni kemi deklaruar edhe më herët që i kemi disa propozime shtesë, të cilat nëse merren në konsideratë dhe bëhen pjesë e projektligjit, ne do ta mbështesim projektligjin edhe në lexim të dytë”, tha ai.

Po ashtu, pas kësaj, me kërkesë të shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, të premten në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për votimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Kërkesa për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme është nënshkruar nga deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img