Policia e Kosovës ka njoftuar për të shtëna me armë zjarri në hapësirat e tregut të gjelbër, të premten.
Siç thuhet në raportin 24 orësh, nga këto të shtëna s’ka mbetur askush i lënduar, derisa policia më pas ka gjetur gëzhojat e plumbave.
“Prizren 26.05.2023-22:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se në hapësirat e tregut të gjelbër, ka pasë të shtëna me armë zjarri . Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të kalibrit të pa njohur. Nuk raportohet për të dyshuar e as të lënduar, përderisa rasti duke u hetuar”.