Luiz Ejlli është kthyer në personazhin e preferuar të shumë shqiptarëve anë e mbanë trojeve shqiptare.
Së fundmi, Big Brother VIP Albania ka mundësuar që shqiptarët nga mbarë bota t’i dërgojnë banorëve mesazhe përmes një aplikacioni online të quajtur ‘Big love’.
Banorët mund të zgjidhin një emoji që nis nga vlera tri euro deri në 100 euro, e cila është kurora.