Home Botë Të paktën tetë të vrarë nga sulmet ruse në Kiev

Të paktën tetë të vrarë nga sulmet ruse në Kiev

Tetë civilë janë vrarë dhe 24 janë plagosur pas sulmeve me raketa në Kiev mëngjesin e së hënës.

Kështu ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ndihmës i ministrit të brendshëm ukrainas, Rostyslav Smyrnov, shkruan BBC, transmeton Demokracia.com.

Smyrnov ka njoftuar se gjashtë makina u dogjën pas sulmit dhe mbi 15 automjete u dëmtuan.

Ai shtoi më tej se 30 punonjës të shërbimit të urgjencës dhe gjashtë njësi reagimi dolën në vendin e ngjarjes në lagjen Shevchenkivsky të Kievit.

Exit mobile version