-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Të paktën një i vdekur dhe disa të lënduar pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në një zonë midis Hagës dhe Amsterdamit në Holandë

Të paktën një person ka humbur jetën dhe rreth 30 të tjerë janë lënduar – disa në gjendje të rëndë – pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në Holandën perëndimore.

Shërbimet e urgjencës thonë se përplasja gjatë natës ndodhi pasi treni që transportonte rreth 50 persona goditi pajisjet e ndërtimit pranë fshatit Voorschoten.

Raportet e mëparshme kishin thënë se kjo pasoi një përplasje me një tren mallrash.

Ndërkohë bëhet e ditur se ekipet e shpëtimit dhe mjekët po punojnë në vendngjarje, duke ndihmuar të lënduarit.

 

Përplasja ndodhi rreth orës 03:25 me orën lokale të martën.

Në përditësimin e tyre të fundit, shërbimet e urgjencës thonë se të plagosurit rëndë janë dërguar në spitalet e afërta, ndërsa 11 persona po trajtohen në shtëpitë e banorëve vendas.

Zyrtarët nga Bordi Holandez i Sigurisë, një organ që kryen hetime të pavarura për aksidentet, janë dërguar në vendin e aksidentit.

 

Voorschoten gjendet midis Hagës dhe Amsterdamit.

 

Gazeta NRC raportoi se si pasojë asnjë tren nuk po qarkullonte midis Hagës dhe Leiden për shkak të përplasjes./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img