2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Të paktën 53 persona humbën jetën në Meksikë pas përplasjes së kamionit që gjendeshin brenda – pamjet e rënda tregojnë trupat e pajetë në tokë

Të paktën 53 persona humbën jetën dhe disa të tjerë pësuan lëndime pasi kamioni me të cilin po barteshin ata u përplas në jug të Meksikës, thanë autoritetet.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, më shumë se 100 persona, që thuhet se ishin emigrantë nga Amerika Qendrore, u futën në rimorkio të kamionit kur u rrotullua në shtetin e Chiapas.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë trupat e pajetë të shpërndarë përgjatë rrugët pranë kamionit të përmbysur.

Ngjarja pason një nga aksidentet më të rënda të këtij lloji në Meksikë, pasi 58 persona pësuan lëndime, disa prej tyre janë në gjendje të rëndë, tha Luis Manuel Garcia, kreu i agjencisë së mbrojtjes civile Chiapas.

Ai tha se në mesin e viktimave kishte burra, gra dhe fëmijë. Kombësia e tyre nuk është konfirmuar, por zyrtarët lokalë thanë se shumica e njerëzve në bord ishin nga Hondurasi dhe Guatemala.

Pamjet e rënda të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë trupat e pajetë në tokë. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img