0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Të paktën 47 të vdekur nga stuhitë dhe të ftohtit në SHBA

Të paktën 47 persona kanë vdekur deri më tani në Shtetet e Bashkuara nën ndikimin e temperaturave arktike, reshjeve të mëdha të borës dhe akullit në disa pjesë të vendit.

Më shumë vdekje u raportuan në Tennessee, një shtet i goditur nga një stuhi dhe shtresa akulli, pjesë e ciklonit që erdhi në veri nga ana e Oregonit.

Të paktën 14 persona kanë vdekur në Tennessee deri më tani, duke përfshirë një shofer kamioni që doli nga rruga, një person që ra nga një çati xhami ndërsa pastronte borën dhe një grua që ngriu për vdekje pasi u gjet në shtëpinë e saj.

Në Seattle, Uashington, pesë persona vdiqën nga ngrirja gjatë pesë ditëve kur temperaturat ranë nën zero këtë javë. Mësohet se tre prej tyre kanë mbetur të pastrehë. Në Kansas, trupi i një djali 18-vjeçar u gjet në një kanal poshtë rrugës, jo shumë larg vendit ku automjeti i tij mbeti i bllokuar në dëborë.

Në vende të tjera, si Mississippi i ose Portland, Oregon, furnizimet me ujë dhe energji elektrike u mbyllën për shkak të shtyllave të rrëzuara dhe tubacioneve të ngrira të ujit.

Në Uashington DC, përveç reshjeve të borës të së martës, edhe sot bie borë. Kryebashkiaku Muriel Bowser zgjati një emergjencë të rëndë moti deri të dielën dhe hapi një linjë telefonike për njerëzit e ekspozuar ndaj të ftohtit, si të pastrehët ose ata pa ngrohje në shtëpi, për t’i informuar ata për vendet e hapura për pritje, si bibliotekat dhe qendrat sportive ku mund të strehohu nga i ftohti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img