Ministri turk i Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu, ka bërë të ditur se të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 213 të plagosur pas dy tërmeteve të reja në provincën jugore Hatay, raporton Anadolu.
Soylu njoftoi se përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar në tre vende pas tërmeteve të reja në provincën jugore Hatay.
Sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), lëkundja me magnitudë 6.4 ka ndodhur rreth orës 20:04 sipas kohës lokale në rrethin Defne të provincës Hatay, ndërsa tjetri me magnitudë 5.8 ka ndodhur tre minuta më vonë me epiqendër në Samandağ po ashtu në provincën Hatay.