2.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Të paktën 29 migrantë të vdekur në afërsi të brigjeve të Tunizisë

Të paktën 29 migrantë nga Afrika sub-sahariane kanë vdekur pas fundosjes së dy varkave në afërsi të brigjeve të Tunizisë. Ata kishin tentuar të kalonin Detin Mesdhe për t’u vendosur në Itali, raporton agjencia Reuters.Në katër ditët e fundit, pesë varka me migrantë janë shembur në afërsi të bregdetit të qytetit jugor tunizian Sfax.

Tunizia e ka marrë primatin nga Libia si pika kryesore ku po nisen migrantët për të ikur nga varfëria dhe konflikti në Afrikë dhe Lindje të Mesme në shpresë për një jetë më të mirë në Evropë.

Houssem Jebabli, një zyrtar i lartë i rojave bregdetare të Tunizisë ka thënë për Reutersin që 11 persona janë shpëtuar në afërsi të bregdetit të Mahdias.

Është raportuar se janë ndaluar afro 80 varka që ishin nisur për në Itali në katër ditët e fundit dhe janë paraburgosur afro 3000 migrantë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img