-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Të paktën 14 të vrarë pas sulmit të fundit izraelit në Gazë

Të paktën 14 persona janë vrarë pas sulmeve ajrore izraelite në qendër dhe jug të Gazës, kanë njoftuar zyrtarët palestinezë të mbrojtjes civile.

Një shtëpi ku strehoheshin 11 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, u godit në sulmet në qytetin e Gazës, ndërsa një tendë ku strehoheshin palestinezët e zhvendosur nga lufta u godit gjithashtu në qytetin Khan Younis.

Bëhet e ditur se sulmet ajrore vijnë pas sulmeve të mëparshme vdekjeprurëse në fillim të javës – njëri goditi një kamp, tjetri një shkollë të Kombeve të Bashkuara që përdorej si strehë.

Lajmet për vdekjet e fundit erdhën ndërsa miqtë dhe anëtarët e familjes së aktivistes turko-amerikane Aysenur Ezgi Eygi, e cila u qëllua dhe u vra nga një ushtar izraelit, mbajtën funeralin e saj në Turqi, shkruan skynews.

Siç raportohet, 26-vjeçarja nga Seattle, e cila kishte nënshtetësi amerikane dhe turke, u varros në vendlindjen e saj në Didim në Detin Egje.

Eygi ka të ngjarë të jetë qëlluar “indirekt dhe pa dashje” nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar më 6 shtator, ka thënë ushtria izraelite.

Ndërkohë, Antony Blinken, Sekretari amerikan i Shtetit, tha se do të kishte “pasoja” për vrasjen e saj.

“Ne nuk do ta lëmë gjakun e vajzës sonë në tokë dhe kërkojmë përgjegjësi dhe llogari për këtë vrasje”, tha Numan Kurtulmus, kryetari i parlamentit të Turqisë.

Ndryshe, pavarësisht thirrjeve për një armëpushim, Izraeli dhe Hamasi kanë akuzuar vazhdimisht njëri-tjetrin për kërkesa të reja dhe të papranueshme.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës thotë se më shumë se 41,000 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës, ndërsa rreth 90% e popullsisë së saj prej 2.3 milionë banorësh janë zhvendosur.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img