Raportohet se të paktën 10 autobusë me protestues nga Serbia kanë arritur në Mitrovicën e Veriut për t’ju bashkuar protestës, raporton Kossev, transmeton Express.
Sipas këtij mediumi lokal, autobusët me targa RKS, KM, CA dhe BG kanë arritur nga drejtimi i Zveçanit.
Edhe në këtë protestë po marrin pjesë punëtorët nga institucionet publike të Kosovës në Veri ndërkaq një numër i vogël i policëve është prezent.
Protestat e serbëve në Mitrovicë të Veriut dhe në Graçanicë janë organizuar për të kundërshtuar mosmbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.