Site icon PrishtinaPress

“Të morën nga ne në mënyrë dinake…” – Vëllai kujton Liridona Ademajn në 1-vjetorin e vrasjes

Sot shënohet një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, e cila u vra mbrëmjen e 29 nëntorit të vitit të kaluar.

Në një vjetorin e vrasjes së saj, një postim prekës ka ardhur nga vëllau i Liridonës, Leonard Ademaj.

Ai ka thënë se Liridonën do ta kujtojnë si një grua të fortë e nënë fantastike.

“Na mungon pa fund, malli për ty shtohet dita e dites e mungesa jote vrehet çdo moment. Do të kujtojmë gjithmonë me mallë, si një motër e mrekullueshme, një vajzë e bukur, një Nënë fantastike, e një grua e fortë. Të moren nga ne në moshën me të mire, e në mënyren me dinake”, ka shkruar ai në Facebook.

Mes tjerash, ai ka thënë se nuk do ta harrojnë kurrë dhimbjen që kanë përjetuar.

Postimi i plotë:

Sot u bë 1 vit që nga vdekja jote motër.

Na mungon pa fund, malli për ty shtohet dita e dites e mungesa jote vrehet çdo moment.

Do të kujtojmë gjithmonë me mallë, si një motër e mrekullueshme, një vajzë e bukur, një Nënë fantastike, e një grua e fortë. Të moren nga ne në moshën me të mire, e në mënyren me dinake.

Ende e mbaj mend sa e dhimbshme ishte ajo natë, sa më ishin lodhur sytë dhe zemra.

Më kujtohet ende se si për pak sa nuk më merrej fryma ndërsa po qaja, dhe se si po përpiqesha të ndaloja zhurmën që mund të bëja.

Nuk do ta harrojmë kurrë sa e vështirë ishte për ne, nuk do ta harrojmë kurrë atë dhimbje.

Qofsh banore e Xhennetit Motër, të kujtojmë gjithmonë me mallë e dashuri familja Ademaj si dhe djemtë Diar dhe Dion.

Exit mobile version