Site icon PrishtinaPress

“Të mllefosur”, kreu i Deçanit: I kam dërguar 48 herë shkresa ministrit Murati dhe nuk më kthehu përgjigje

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka bërë të ditur se i ka dërguar shkresë 48 herë ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe asnjëherë nuk ka marrë përgjigje.

Ramosaj në një intervistë për Kosova Live ka bërë të ditur se komunikimi me zyrtarët qeveritarë është shumë i zorshëm.

“Për mu tepër i rëndësishëm është komunikimi. Kur nuk ki komunikim, është tepër i zorshëm, sepse ti mundesh me i shkru ma shumë se 10 herë letër, unë kam rast që 48 herë i kom qu letër ministrit dhe kjo është fjalë publike që unë po e themë, i kom qu ministrit të Financave, Hekuran Muratit. I kom qu letër dhe nuk është që është përgjigje ndonjëherë, ose e kam thirr më shumë se 40 herë dhe nuk di a ma njeh telefonin po a s’ma njeh, por kur i shkruj jam kryetari i Komunës, s’paku është dashtë për mirësjellje me thanë jam zënë, apo s’kam kohë”, ka bërë të ditur Ramosaj.

Për të shpjeguar këtë, Ramosaj ka thënë se ata janë inatqor dhe të mllefosur, duke shtuar se për qejfe të asaj kujt nuk mund të jetë në një subjekt tjetër politik apo ta ketë mendimin si të tjetrit.

Exit mobile version