-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Të mërkurën prostesohet për përjashtimin e Bekim Bjetës, profesor në UP

Lëvizja Feministe Studentore, përmes një postimi në faqen e Facebookut ka bërë të ditur se të mërkuren do të protestojnë pranë Fakultetit të Filologjisë për përjashtimin e profesorit Bekim Bejta, i cili akuzohet për dhunë dhe shantazh ndaj një studenteje të Universitetit të Prishtinës.

Në njoftimin e kësaj Lëvizje thuhet se ai ka vazhduar t’i kërcënojë me jetë studentet e Fakultetit Filologjik pas bërjes publike të rastit.

“Dje, përmes mediave u njoftuam se profesori Bekim Bejta, i akuzuar tashmë për dhunë dhe shantazh ndaj një studente të UP-së, ka vazhduar t’i kërcënojë me jetë studentet e Fakultetit Filologjik pas bërjes publike të rastit. Profesori Bejta i angazhuar në departamentin e Gjuhës angleze, pranë Fakultetit të Filologjisë në UP, vazhdon të japë mësim aty, përkundër raportimit dhe dëshmive që i njëjti ka ushtruar dhunë sistematike në forma të ndryshme ndaj studenteve. Në raportimin ndaj tij, është edhe dyshimi për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe krime seksuale me studente”, thuhet në njoftim.

Tutje, në postim shprehet shqetësimi për mospërjashtimin e menjëhershëm të Bekim Bejtës nga UP-ja.

Ne, studente e studentë të UP-së dhe qytetare e qytetarë të këtij vendi jemi të shqetësuar me mospërjashtimin e menjëhershëm të Bejtës nga UP-ja, çka është duke ia mundësuar atij të kryejë edhe vepra të tjera kriminale. Ne, të mërkurën i kundërvihemi kësaj gjendje dhe organizohemi në solidaritet me studentet e Fakultetit Filologjik dhe kërkojmë nga menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës ta shkarkojnë menjëherë nga pozita zyrtare si profesor i asociuar, Bekim Bejtën. Përveç kërkesës për përjashtimin e tij, ne kërkojmë edhe arrestimin e tij të menjëhershëm dhe fillimin e hetimeve për kërcënimet ndaj studenteve”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se protesta e së mërkures pritet të zhvillohet me fillim nga ora 11:00.

Ne nuk mund të rrijmë duarkryq përderisa studente e studentë janë duke u ndjerë të pasigurtë pikërisht në hapësirat ku ato/a do duhej të ishin të lira/ë. Ne nuk mund ta tolërojmë normëzimin dhe institucionalizim e mëtejshëm të dhunës. Andaj, ju ftojmë në protestë studente e studentë e të gjithë qytetaret/ët. Bashkë, kundër dhunës në UP. Protesta nisë në orën 11:00, tek Fakulteti i Filologjisë, për të vazhduar tek Rektorati i UP-së”, thuhet tutje në njoftim./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img