1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Të martën seancë kundër korrigjimit të kufijve

Subjektet opozitare kanë arritur të sigurojnë më shumë se 40 nënshkrime të deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për t’i kundërshtuar bisedimet për korrigjim të kufijve në Kosovë. Seanca pritet të mbahet të martën e ardhshme, më 4 shtator.

Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, si dhe Partia Socialdemokrate kanë arritur të sigurojnë më shumë se 40 nënshkrime për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për të kundërshtuar idenë e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve dhe për mbledhjen e këtyre nënshkrimeve u ka dalë në ndihmë edhe partneri i koalicionit Nisma për Kosovën.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare do të mbahet më 4 shtator. /zeri/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img