Të martën prej orës 18:00 luhet ndeshja e fundit e gjysmëfinales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).
Në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj takohen skuadra e Ferizajt dhe skuadra e Vushtrrisë.
Pas dy ndeshjeve rezultati është 1:1 dhe skuadra që shënon fitore i bashkohet Istogut në finale.
Ndeshjen e parë në Ferizaj skuadra vendase e kishte fituar me rezultat 25:18.
Të shtunën në Vushtrri, fitore shënoi skuadra vendase me rezultat 23:22.
Kështu finalisti do të caktohet në ndeshjen e tretë. Pritet hendboll i mirë dhe ndeshje interesante.
Istogu pas dy ndeshjeve e ka eliminuar Kastriotin.