Buci, Ganiu dhe Besi morën vëmendjen nga një video e shfaqur gjatë spektaklit të mbrëmshëm.
Videoklipi tregonte të tre banorët në gjendje të dehur duke përdorur gjuhë ofenduese gjatë një feste në shtëpinë e BBVK.
Si pasojë e sjelljes së tyre, “Vëllai i Madh” ndërmori masa disiplinore duke i dënuar të qëndrojnë të lidhur me njëri-tjetrin.
Diskutimet e mëpasshme midis treshes zbuluan pendesë për sjelljen e tyre.
Buci u pa duke i hedhur fajin alkoolit për sjelljen e tij, por kjo nuk u prit mirë nga Besi dhe Ganiu. Besi kundërshtoi, duke theksuar se ai kishte nisur të shajë, edhe pa konsumuar alkool.
Ganiu, nga ana e tij, tentoi të mbrojë veten duke shënjestruar faktin se Edona gjithashtu kishte pirë shumë, dhe se Besi ishte ai që ia nisi me fyerje.