0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

​Te “Kafet e rakisë” me kalldrëm, qytetarët nostalgjikë për Prishtinën e vjetër

Rruga “2 Korriku” në Prishtinë do të shndërrohet në rrugë me kalldrëm, e cila do jetë me mundësi kalimi vetëm për këmbësorë.

Transformimi i kësaj rruge, që ndryshe quhet te “Kafet e Rakisë” po pëlqehet nga qytetarët, të cilët thonë se do t’u ngjasojë me Prishtinën e vjetër.

Qytetari Nasuf Zena thotë se ideja për shtrimin me kubëza të rrugës “2 Korriku” është e mirë.

Ai potencon se Prishtina do duket shumë më mirë dhe do ngjasojë me qytetin e vjetër dikur.

Nasuf Zena: Prishtina do ngjallë nostalgji dhe do ngjasojë me Prishtinën e vjetër

“Sa i përket ndërtimit të kësaj rruge, unë besoj se është ide shumë e mirë. Shtrimi i saj në kubëza, ka qenë keq kjo para tyre dhe besoj që Prishtina do të duket shumë më mirë dhe do të ngjasojë me Prishtinën e vjetër kur ka qenë dhe do të ngjallë nostalgjinë e njerzëve pak më të vjetër. Është shumë më mirë dhe qytetarët po e pëlqejnë punën që po e bën kryetari deri tani….Kryetari ka shumë ide kreative”, thotë ai.

Januz Dautaj thotë se po i pëlqen transformimi i rrugës “2 Korriku” me kalldrëm. Ai shton se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është duke punuar.

Dautaj: Përparim Rama është duke punuar

“Shumë po më pëlqen dhe jo vetëm këto por edhe në shumë pjesë tjera. Me fjalë të tjera, Përparim Rama është duke punuar”, thotë ai.

Ismet Hoti shprehet shtrimi i rrugës në fjalë në kalldrëm, do të tregojë se sa e vjetër është Prishtina.

Ai thekson se Prishtina është duke ndryshuar.

Hoti: Kubëzat e vogla tregojnë se sa e vjetër ka qenë Prishtina

“Ide e mirë është kjo. Mua më pëlqen sepse e kthen atë origjinalitetin e Prishtinës së vjetër edhe pse i ka humbur bukur shumë Prishtinës, por kjo është ide e mirë, sepse e kthen atë siç ka qenë, me ato kubëzat e vogla, që tregojnë se sa e vjetër është Prishtina, megjithëse këto janë të reja, por e kthejnë atë të vjetrën… Ata që janë rritur në Prishtinë, u’a kthen kujtesën edhe atyre pak më të moshuar. Prishtina ka filluar të ndryshojë”, thotë Hoti.

Ndërsa, qytetari nga Korça, i cili banon në Prishtinë, Besmir Korça potencon se kjo rrugë tregon një kulturë antike, derisa kujton vendin e tij, që është e shtruar me kalldrëm.

Korca: Rruga me kubëza, tregon një kulturë antike

“Kjo ide është shumë e mirë. Kjo tregon një kulturë të vjetër dhe antike. Ne kemi Korçën, është vendi i serenatave dhe e tërë rrugica është me kalldrëm. Kjo është një mrekulli që po bëjnë. Po tregon një kulturë të qytetit dhe i’u lumtë që po bëjnë këto lloj rregullimesh”, shprehet ai.

Ndërkaq, Sadik Vrajolli thekson se me transformimin e kësaj rruge, ndjenja për qytetin e vjetër të Prishtinës do të jetë prezente gjithmonë për ata që e kanë përjetuar atë kohë.

Vrajolli: Ndjenja e qytetit të vjetër të Prishtinës, do jetë gjithmonë prezente

“Mirë është kur rinovohet diçka. Mendoj se në rregull është… Ekspertat e kanë paraparë që është e nevojshme, prandaj dhe kanë filluar ta bëjnë…. Është ndjenjë e qytetit të vjetër dhe është gjithmonë prezente tek ata që e kanë përjetuar atë kohë”, theksoi ai.

Kujtojmë që, punimet e rrugës “2 Korriku” kanë filluar më 3 prill, ndërkaq pritet të përfundojnë brenda këtij muaji./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img