-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Të hyrat vjetore në buxhetin e Kosovës mbi 1.9 miliard euro

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Llogaritë Qeveritare të Kosovës për vitin 2017. Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.

RKS_mi

Sipas raportit, të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në vitin 2017 ishin 1 921.2 milionë euro. “Në krahasim me vitin paraprak ishte një rritje prej 8% e të hyrave”, thuhet në raport.

Bëhet e ditur se pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, që paraqesin 68% të totalit të të hyrave; tatimet rrjedhëse në të ardhura, pasuri, etj., që paraqesin 12%; ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Sipas raportit, në vitin 2017, totali i shpenzimeve të Qeverisë së Përgjithshme ishte 1 836.2 milionë euro.

Raporti cek se pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë pagat dhe mëditjet me pjesëmarrje 30%; formimi i bruto kapitalit fiks, me pjesëmarrje 25%; kontributet sociale dhe përfitimet, me pjesëmarrje 23%; konsumi i ndërmjetëm, me pjesëmarrje prej 10%; ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve.

Ky publikim është përgatitur në përputhje të plotë me Udhëzuesin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Statistikat e Financave Qeveritare (GFSM 2014) dhe sipas Sistemit të Llogarive Evropiane (ESA 2010).

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img