4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Të hyrat financiare të Vetëvendosjes më të larta se të tri partive opozitare së bashku

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet e paaudituara financiare të partive politike të vitit 2022.

Në njoftimin e KQZ-së thuhet se duke pasur parasysh se ende nuk është bërë auditimi i këtyre raporteve, ato do të mund të pësojnë ndryshime.

“Këto raporte financiare janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit”. Pas përfundimit të procesit të auditimit nga auditorët e jashtëm, raportet e audituara do të publikohen në të njëjtën hapësirë në ueb faqen e KQZ-së”, thuhet në njoftim.

Sipas këtyre të dhënave, të cilat sipas KQZ-së mund të pësojnë ndryshime, të hyrat e partisë në pushtet janë më të larta për me shumë se gjysmë milioni ose për 574 mijë e 258 euro, sesa të hyrat e tri partive opozitare së bashku.

Sipas raportit të publikuar për Lëvizjen Vetëvendosje, kjo parti gjatë vitit të kaluar ka pasur të hyra gjithsej 2 milionë e 53 mijë e 868 euro, ndërkohë që ka shpenzuar 1 milion e 308 mijë e 147 euro.

Partia Demokratike e Kosovës, sipas këtij raporti gjatë vitit 2022 ka pasur 673 mijë e 710 euro të hyra, ndërkohë që ka shpenzuar 612 mijë e 638 euro.

Sipas raportit Lidhja Demokratike e Kosovës, gjatë vitit të kaluar ka pasur të hyra gjithsej 526 mijë e 200 euro, ndërkohë që ka shpenzuar 428 mijë e 524 euro.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, gjatë vitit 2022 sipas këtij raporti ka pasur 279 mijë e 700 euro të hyra, ndërsa ka shpenzuar 219 mijë e 370 euro./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img