Site icon PrishtinaPress

Të hënën seancë e jashtëzakonshme për buxhetin

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashi, ka bërë të ditur se të hënën do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për aprovimin e ligjit për ndarjet buxhetore.

Ai ka thënë se kjo u bë me kërkesë të mbi 40 deputeteve.

“Me kërkesë të mbi 40 deputeteve nënshkrues, ditën e Hënë në ora 11:00 mbahet seanca e jashtëzakonshme për aprovimin e ligjit për ndarjet buxhetore, po ashtu në rend dite është edhe miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare që janë ne procedure”.

“Pastaj shkojmë në zgjedhje!”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtuese për pavlefshmërinë e votës së deputetit Ethem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti dhe dërgimin e vendit në zgjedhje të reja, partitë parlamentare, me përjashtim të LVV-së, kanë shprehur gatishmërinë për ta miratuar buxhetin për vitin 2021.

Më 30 nëntor, Qeveria e kishte bartur Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2021, dhe ai i është proceduar Kuvendit, por nuk është votuar ende.

Exit mobile version