0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Të hënën punëtorët teknikë hyjnë në grevë në shkollat e Prishtinës, shkak pagat

Jusuf Azemi, Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, ka njoftuar përmes një postimi në proflin e tij në Facebok për një grevë të punëtorëve të shërbimit teknik në shkollat e Prishtinës.

Azemi ka njoftuar se greva do të fillojë të hënën. Sipas tij, punëtorët nuk do të kthehen në punë me këto paga.

“NJOFTIM

Shumë shkolla në Prishtinë nga e hëna do të mbesin pa shërbime nga punëtorët teknik , pasi që ata do të hynë në grevë për shkak të pagave të ulëta.Këta punëtor kan mar vendim që nëse nuk do të ketë sukses greva brenda javës së ardhshme , ftojnë komunën që të gjenë punëtor tjerë sepse kta më nuk don ti kthehen punës me kto paga,vendim i të gjithë punëtove në mënyr unanime.Ja një mostër e njëres prej punëtorëve të një shkolle në Prishtinë” – shkroi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img