9.3 C
Pristina
Monday, September 23, 2024

Buy now

spot_img

Të hënën nis mësimi, publikohet kalendari i vitit shkollor 2024-2025

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka publikuar kalendarin e vitit shkollor 2024-2025, i cili pritet të nis të hënën, më dy shtator.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Nagavci ka thënë se aty parashihen pushimet dhe festat publike.

“Ky UA përcakton fillimin dhe mbarimin e vitit shkollor 2024/2025 në të gjitha institucionet publike dhe private, respektivisht të vitit mësimor sipas niveleve, pushimin vjeshtor, pushimin dimëror, pushimin pranveror, festat publike për nxënësit e shkollave fillore, klasave parafillore, shkollave të mesme të ulëta, shkollave të mesme të larta, institucionet parashkollore dhe qendrat burimore për mësim dhe këshillim.” – ka thënë ajo.

Sipas Nagavcit, tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Si Ministri e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit bashkë me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe udhëheqësit e shkollave, i kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img