Site icon PrishtinaPress

Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, hiqet nga rendi i ditës shfuqizimi i Speciales

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, do të mblidhet të hënën që vjen (nesër), dhe në rend dite të shqyrtimit janë 18 pika.
Në asnjërën pik nuk përmendet shfuqizimi i Gjykatës Speciale, që ishte iniciuar me nënshkrimin e disa deputetëve.

Kjo kishte bërë që të kishte reagime të ashpra nga ambasadorët e akredituar në Kosovë.
Kuvendi njofton se mbledhje e Kryesisë do të mbahet të hënën në ora 11:00.

Njoftimi i plotë i Kuvendit:

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, me kryetarët e grupeve parlamentare
Vendi: Salla C-301
Koha: 11:00

Luten te gjithë gazetarët, fotoreporterët dhe kameramanët e redaksive të akredituar në Kuvendin e Kosovës, që me rastin e përcjelljes së takimeve dhe ngjarjeve të tjera, për të cilat ftohen të raportojnë, të vijnë 15 minuta para se të fillojnë takimet.
Rendi i ditës

1. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme,
2. Përgatitjet për seancë plenare:
3I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 14 dhjetor 2017:
1. Votimi i Raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016,
2. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2016,
3. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2018,

4. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

5. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa.
II. Përgatitjet për seancën plenare të radhës:
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Interpelanca e Kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për ta informuar Kuvendin në lidhje me gjuajtje me armë nga z. Dardan Gashi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike,
5. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për miratimin e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm – Agjenda 2030 për Kosovën,
6. Shqyrtimi i parë i Projekt Kodit të Drejtësisë për të Mitur,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kontrollin e brendshëm të financave publike,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-115 dhe me Ligjin Nr. 05/L-080,

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Azil,
12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Standardizim,
13. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2016,

14. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2016,
15. Shqyrtimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës 2017-2026,
16. Zgjedhja e një (1) kandidati për anëtar joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,

17. Zgjedhja e 5 (pesë) zëvendësve të Avokatit të Popullit,
18. Propozimi i Grupit Parlamentar të PDK-së për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.
III. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave

Exit mobile version