Site icon PrishtinaPress

Të hënën fillojnë punimet për lidhjen e Urës së Madhe me rrugën deri te rrethi i lagjes ‘Arbëria’

Të hënën do të fillojnë punimet për lidhjen e Urës së Madhe me rrugën që dërgon deri te rrethi i lagjes ‘Arbëria’.

Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj,.


Zogaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kjo lidhje do të lirojë trafikun në këtë zonë të qytetit.

“Nesër fillojmë punën në një projekt fantastik për Prishtinën! Lidhja e Urës së Madhe me rrugën që dërgon deri tek rrethi i Lagjes ‘Arbëria’! Kjo lidhje e re do të mundësoj qarkullim alternativ për veturat dhe do të liroj trafikun në këtë zonë të qytetit”, ka shkruar Zogaj.

Exit mobile version