1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Të hënën diskutohet fati i Shqipërisë në BE, kush mbetet zbatimi i Vettingut

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian do të nisë të hënën diskutimet dy ditore rreth raportit të eurodeputetit Knut Fleckenstein për ecurinë e reformave në Shqipëri në kuadër të kërkesës së autoriteteve shqiptare për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit

Raporteri Fleckenstein thekson se Shqipëria ka arritur sukses në procesin e integrimit evropian por zbatimi i plotë i reformës në drejtësi, i reformës elektorale, i ligjit të dekriminalizimit  është me rëndësi në forcimin e besimit të qytetarëve shqiptarë tek institucionet e tyre publike dhe përfaqësuesit politikë.
Draft raporti vë në dukje rëndësinë e veçantë që kanë si zgjedhjet presidenciale ashtu edhe ato parlamentare të këtij viti. Parlamenti Evropian këmbëngul sërish për zbatimin e shpejtë të reformës në drejtësi dhe në veçanti të vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve në mënyrë që të vijojë procesi i integrimit.

Dialogu politik konstruktiv dhe gatishmëria për kompromis shihen si vendimtare për suksesin e reformave gjatë të gjithë procesit të anëtarësimit në BE.

Në lidhje me zgjedhjet e 18 qershorit Brukseli i bën thirrje komisionit parlamentar të reformës elektorale të përfundojë rishikimin e kodit elektoral duke përfshirë rekomandimet e OSBE – ODHIR- it  dhe për të mos përfshirë kriminelë në listat e kandidatëve për deputetë. Eurodeputetët kanë mirëpritur hapat në luftën antikorrupsion dhe në operacionet e reja kundër plantacioneve të drogës.

Kërkohet më tepër bashkëpunim mes policisë dhe organit të akuzës që të arrihet në dënimin e funksionarëve të lartë dhe të mbikqyret financimi i partive politike. Raporti i Fleckenstein që pritet të kthehet në rezolutë të Parlamentit Evropian në pranverë ka marë 231 amendamente që votohen të martën në komisionin e jashtëm.

Amendimet kryesisht kanë të bëjnë me zgjedhjet e pritshme parlamentare ku përmendim ato të një grupi eurodeputetësh të djathtë të kryesuar nga Eduart Kukan ku kërkohet që zgjedhjet parlamentare të jenë kusht për autoritetet shqiptare që të vijohet me tej procesi i integrimit. Po ashtu kërkohet të gjenden zgjidhje për problematikën me azilkërkuesit drejt vendeve anëtarë të BE-së, mbipopullimit të burgjeve dhe të pronave të minoritarëve grekë në Shqipëri./ Top Channel /

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img