Prej disa kohësh po përflitet se supermodelja Emily Ratajkowski është në një romancë me yllin hollivudian Brad Pitt.
Gjithë këto kohë Emily ka qëndruar e heshtur por së fundmi ka zgjedhur t’i japë fund spekulimeve duke deklaruar se është një mami single dhe e lumtur. Bukuroshja prej pak kohësh gjithashtu i ka dhënë fund edhe martesës së saj me bashkëshortin Sebastian Bear-McClard. Ndërkaq, Emily u shpreh se:
Unë jam beqare për herë të parë në jetën time dhe ndihem sikur po shijoj lirinë për të mos qenë super e shqetësuar për mënyrën se si po perceptohem.
Por, Emily nuk e përmendi aspak emrin e Pitt duke lënë përsëri fansat në kureshtje se çfarë realisht po ndodh mes dyshes. Ndërkaq, burime për aktorin Brad Pitt tregojnë se çfarë mendon fitues i Oscar-it për modelen bukuroshe. Edhe pse dyshja thuhet se kanë dalë në disa takime, një person i afërt me Pitt ka treguar se aktori mendon se ajo është gruaja më “hot” në planet dhe ata shkojnë shumë mirë bashkë.
Rikujtojmë, se së fundmi Emily ndau në TikTok përgjigjen e saj ndaj një audioje që dëgjohej të pyeste: “Nëse identifikoheni si biseksual, a keni një divan prej kadifeje të gjelbër?” Ratajkowski u përgjigj thjesht duke e kthyer kamerën nga vetja teksa ishte ulur në një divan të gjelbër prej kadifeje në shtëpinë e saj. Videoja u shpërnda edhe nga aktorja e “Pretty Little Liars”, Shay Mitchell, e cila gjithashtu, me sa duket, konfirmoi orientimin e saj seksual./Prishtinapress/