Site icon PrishtinaPress

Të gjithë punonjësit në zyrën e ish-kancelarit Schröder japin dorëheqje

Si një ish-kancelar, Gerhard Schröder ka të drejtë për një zyrë në Bundestagun gjerman, mirëpo tani ekipi i tij po largohet. Ai është kritikuar se nuk është distancuar mjaft qartë nga Kremlini.

Të gjithë punonjësit në zyrën e ish-kancelarit Schröder (SPD) në Bundestag kanë dhënë dorëheqje.

Albrecht Funk, ish menaxher i zyrës së kancelarit, që njëherit ishte përgjejgës edhe për shkrimin e fjalimeve të Schröder, dha dorëheqja pas njëzet viteve pune në këtë zyrë, bëjnë të ditur mediat gjermane.

Funk nuk ka dashur të komentojë arsyet, megjithse, opinionet e ndryshme për luftën Ukrainë-Rusi, konsiderohen të jenë shkaktarë.

Ish kancelari Schröder, po ashtu po refuzon të heqë dorë nga postet e tij në kompanitë ruse të energjisë pas pushtimit rus të Ukrainës, pavarësisht thirrjeve nga udhëheqja e partisë së tij, SPD.

Exit mobile version