Site icon PrishtinaPress

Të gjithë po qeshin me atë që Neymar ia bëri lojtarit të skuadrës serbe

Paris Saint Germian ka shënuar fitoren e parë në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Kampionët e Francës nuk tregua aspak mëshirë ndaj skuadrës serbe Crvena Zvezda, të cilëve iu shkaktuan humbjen më të thellë në histori të klubit në garat evropiane, duke i mundur 6:1.

Paraqitje të jashtëzakonshme në këtë ndeshje pati Neymar, i cili kishte paraqitjen më të mirë në këtë sezon, duke realizuar tri herë.

Përveç tri golave, Neymar u përkujdes të ngrit në këmbë jo pak herë tifozët e pranishëm në ‘Parkun e Princave’, me spektaklin e dhuruar në fushë.

Një moment kyç ishte edhe kalimi i topit mes këmbëve që i bëri mbrojtësit të skuadrës serbe.

Ky kalim është shndërruar në ‘hit’ në rrjetet sociale, duke u shpërndarë e komentuar mjaft shumë.

Exit mobile version