1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

“Të gjithë po gënjejnë”, krejt çka tha Vuçiq pas pranimit të aplikimit të Kosovës në KE

“Pas asaj që ndodhi dje, Serbia do të ndryshojë politikën e jashtme. Do të ndryshohet kryesisht ndaj atyre që dje në një farë mënyre nuk kanë dashur të deklarohen për integritetin territorial të Serbisë”, ka deklaruar presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duke kërcënuar haptas vendet të cilat nuk votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Më pak se një vit pas dorëzimit, Komiteti i Ministrave të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, me më shumë se dy të tretat e votave, dje mbështeti kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Vuçiq thotë se nuk është befasuar nga ky lajm, duke kujtuar se kishte paralajmëruar për këtë një apo dy vjet më parë.

“Nuk kemi asgjë për çfarë të turpërohemi, e vetmja gjë që ka mbetur është skuqja në faqet e atyre në Serbi që thanë se do ta mbështesim. Ne e dinim që ata kishin shumicën dhe e kishin gjithmonë. Dihej që në fillim se ata kanë një shumicë, të cilën nuk mund ta kërcënoni, sepse këto janë vende, në pjesën më të madhe, anëtare të Bashkimit Evropian”, përpiqet të arsyetohet Vuçiq, megjithëse gjatë gjithë kohës është lavdëruar para opinionit serb, se “nuk do të lejojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”.

Ai ka pretenduar se Serbia, edhe pse nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë, asnjëherë nuk ka abstenuar në çështjen e integritetit territorial të Ukrainës, duke thënë se dje Ukraina ka abstenuar për çështjen e “integritetit territorial të Serbisë” dhe për këtë, sipas fjalëve të tij, gjatë pauzës “sigurisht është konsultuar me aleatët dhe ndihmësit amerikanë dhe evropianë”,.

“Por edhe disa të tjerë si Bosnja dhe Hercegovina, disa u zhdukën nga votimi si Armenia. Për Greqinë, pak a shumë kemi pritur, duke marrë parasysh gjithçka që ata bënë në muajt dhe vitet e kaluara”, thotë Vuçiq.

Ai gjithashtu, thotë se nuk është i kënaqur me vendimin e Malit të Zi dhe kjo do të ndikojë në marrëdhëniet.

“Nëse mendoni se jemi të kënaqur me vendimet e Malit të Zi apo të disa të tjerëve, nuk jemi dhe sigurisht që kjo do të ndikojë në marrëdhëniet tona. Dje abstenimi ishte njësoj si votimi për pranimin e Kosovës, mund t’i kishit treguar pak kujdese ndaj Serbisë, por nuk deshët – që t’i kënaqni ata që po ju mbajnë në pushtet apo Zoti e di se çfarë shpërblime ju japin. Nuk ka problem, atëherë mos prisni të njëjtën gjë nga ne”.

Në fund ai thekson se mbështetja e djeshme për Kosovën është “turp i madh për Këshillin e Evropës”.

Ai iu referua edhe kritikave të djeshme ndaj opozitës në Serbi, e cila pranimin e aplikimit të Kosovës në KE e sheh si pasojë e pranimit të marrëveshjes së re të BE-së.

Vuçiq thotë se të gjithë po “gënjejnë”.

“Nuk ka një gjë të tillë në marrëveshjen e zbatimit, sepse këtë e ka përjashtuar Albin Kurti”.

Ai përsëriti edhe sot se “të gjithë” e dinë dhe e kanë dëgjuar dhe pranuar qartë – çfarë do të përmbushë e çfarë jo Serbia: “Prandaj heshtin, sepse nuk kanë çfarë të më thonë”, përpiqet me këmbëngulje Vuçiqi që me lavdërime ta arsyetojë dështimin e tij politik.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img