1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Të gjithë minatorët kanë dalë nga miniera e Stantërgut përmes ashensorit alternativ, njofton ministria

Të gjithë minatorët kanë dalë nga miniera e Stantërgut përmes ashensorit alternativ, ndërsa inxhinierët e Trepçës po punojnë për ta ndrequr ashensorin e stafit.

Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, ndodhet në hyrje të minierës, bashkë me kryeshefin ekzekutiv të ndërmarrjes “Trepça” ShA, Enis Abdurrahmani, dhe anëtarët e bordit mbikëqyrës.

Gjendja e minatorëve është e mirë.

Mjeku ka falënderuar xehetarët dhe inxhinierët e Trepçës për angazhimin e tyre në punë, dhe ka theksuar përkushtimin e Qeverisë për investime kapitale për të zëvendësuar makineritë e vjetruara.

Ekipi mjekësor i ndërmarrjes, ekipi emergjent i mjekësisë familjare dhe komandanti rajonal i policisë kanë qëndruar në vend të ngjarjes gjatë gjithë ditës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img