Site icon PrishtinaPress

Të gjithë kemi dëgjuar këto ditë për karantimin, por a e dini domethënien dhe historikun?

Me shpërthimin e coronavirusit në provincën kineze Hubei – më saktësisht në qytetin Wuhan, fjala karantinë ka qenë më e përdorura dhe e më e përfolura jo vetëm në këtë vend por në mbarë globin.

Megjithatë historia e karantimit është e gjatë dhe daton nga mesjeta, kur në Itali mbërrinin anije të ndryshme të tregtarëve që ndaleshin në portet e Venedikut, transmeton Telegrafi.

Me karantinim nënkuptojmë kur një shtet apo një hapësirë e caktuar futet në izolim, apo ndonjë person a kafshë që mund të ketë pasur kontakt me ndonjë sëmundje ngjitëse. Periudha e karantimit zvogëlon gjasat që personi apo kafsha të mund ta bartin sëmundjen tek të tjerët.

Karantina nuk është një hapësirë e rezervuar vetëm për persona të sëmurë. Ekziston mundësia që personat që duken të jenë të shëndetshëm të përhapin patogjenin pa e ditur se ata e bartin, kjo edhe është arsyeja pse udhëtari që duket të jetë i shëndetshëm mund të futet në karantinë, varësisht se ku ka qenë për vizitë.

Sipas Qendrës për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve, praktika e karantimit daton qysh nga mesjeta. Në shekullin e 14-të, anije të shumta po arrinin në Venedik të Italisë. Ato vinin kryesisht nga vendet që ishin prekur nga Vdekja e Zezë, dhe për këtë personave që ishin në këto anije u kërkohej të qëndronin për 40 ditë larg porteve, para se tu jepej më pas leja të zbarkonin.

Nga viti 1348 deri më 1359, Vdekja e Zezë kishte mbytur 30 për qind të popullsisë në Evropë dhe një përqindje të popullatës në Azi.

Italianët e quanin “quaranta giorini” që do të thotë 40 ditë që me kalimin e kohës evoluoi në “quarantino”. Karantimi 40-ditor është treguar aq shumë efikas sa që u bë praktikë standarde në Evropë për 300 vitet e ardhshme.

Exit mobile version