Site icon PrishtinaPress

Të gjitha replikat qesharake mes Haradinajt dhe Konjufcës për gjuajtjet me armë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke iu përgjigjur deputetit Glauk Konjufca për gjuajtjen e ministrit me armë, ka thënë se tradita e gjuajtjes me armë te shqiptarët ekziston që prej e mban mend veten.

“Nëse unë në Gllogjan ose ti në Sllovi, në familje tënde, e ke vendosur ta përdorësh një mjet të caktuar, nëse e ke dakordimin e atyre aty nuk e di kë e ka rrezikuar, ndërsa, nëse unë e përdori këtë ujë, nëse unë nuk e kam dakordimin e këtyre tjerëve, dallon situata… ta mbajmë një korrektësi, tradita e gjuajtjes me armë te shqiptarët ekziston që prej e mbaj mend veten, kushdo që është këtu nuk jam i bindur që kushdo që ka qenë këtu ka qenë një situatë”, tha ai.

Haradinaj i bëri thirrje që t’i ruajnë argumentet ose të futen në luftë politike.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Glauk Konjufcës.

“Kryeministër nuk e di sa e njeh Dardan Gashin por nëse Dardan Gashi ia merr armën dikujt nga brezi dhe del në dritare e gjuan pa terezi, a beson që duhet të evakuohet krejt popullata prej një kilometri aty pari, ky është halli im, domethënë unë besoj që ju tjerët dini me gjuajt mirë por ai as armën e vet aty nuk e ka pas“, tha ai.

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka kërkuar interpelancë për Haradinajn për ta informuar Kuvendin në lidhje me gjuajtjet me armë nga Dardan Gashi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

 

Exit mobile version