1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Të gjitha rajonet në botë janë përballur me mot ekstrem këtë vit

Shumë rajone kanë regjistruar nivele rekorde të thatësisë më 2021, në krahasim me kushtet normale, ka thënë Agjencia e OKB-së për Motin në raportin e saj më të ri.

Në të janë vlerësuar efektet e këtyre ndryshimeve në klimë, ambient dhe shoqëri.

“Ndikimi i ndryshimeve klimatike kryesisht vërehet përmes ujit – thatësirat janë më intensive dhe më të shpeshta, vërshimet janë të shkallës më ekstreme, duke prekur ekonomitë, ekosistemet dhe të gjitha aspektet e përditshmërisë sonë”, ka thënë shefi i Agjencisë së OKB-së për Motin, Petteri Taalas.

Rreth 3.6 miliardë njerëz përballen me kushte joadekuate për qasje në ujë, të paktën një muaj gjatë vitit.

Në periudhën 2001-2018, 74 për qind e të gjitha katastrofave natyrore kanë qenë të lidhura me ujin, sipas studimeve të OKB-së.

Shkencëtarët tashmë kanë paralajmëruar për rritje të temperaturës së Tokës në 1.2 gradë Celsius prej nisjes së epokës industriale.

Temperaturat është thënë se do të vazhdojnë të rriten në rast se qeveritë nuk marrin masa për të ndalur emetimet e karbonit./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img