Por edhe në Kinën e lashtë numri 23 ishte i veçantë për arsyen se simbolizonte mashkullin ideal. Mund të shtojmë se në këtë kohë numrat çift simbolizonin femrën ndërsa numrat tek simbolizonin mashkullin. Edhe tek filmi me aeroplanin e rrëzuar nga një terrorist, kolltuku ku ulej terroristi kishte numrin 23.
Ndërsa edhe te telenovela numri 23 ishte pjesë e numrave që do ndalonin fundin e botës. Nëse kthehemi prapa atëherë shohim se sipas besimeve njerëzit e parë Adami dhe Eva kanë patur 23 vajza. Por me vonë edhe Perandori i famshëm Romak Caesar në atentat u godit me thikë vetëm 23 herë. N ë histori mund të shtojmë që edhe William Shakespare ka lindur më 23 prill dhe po në 23 prill ka ndërruar jetë. Gjithashtu edhe kryqëtarët e Mesjetës kanë patur 23 kalorës të zgjedhur.
Edhe fiset e para egjiptiane kanë filluar të bashkohen më 23 korrik. Ndërkohë fisi Maja e kishte llogaritur fundin e botës më 23 dhjetor. Sipas fesë Islame, Muhamedit i ka zbritur kurani gjatë 23 viteve. Edhe në sport numri 23 ka qenë i pranishëm, Michael Jordan ka mbajtur gjithmonë numrin 23. Ndërsa në shkencë mund të themi që çdo prind i jep fëmijës nga 23 kromozone dhe është kromozoni i 23-të ai që përcakton gjininë të qenia njerëzore. Por edhe gjaku bën qarkullim të plotë të njeriu për 23 sekonda. Ende nuk ka një përcaktim të saktë nëse numri 23 është fatsjellës për njeriun por deri në një zbulim të ri supersticiozët do të mendohen 2 herë para këtij numri.