0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Të enjten Vuçiq e Bërnabiq takojnë përfaqësuesit politikë serbë të Kosovës

Drejtori i zyrës për Kosovë, në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka bërë të ditur se të enjten do të mbahet takim mes përfaqësuesve politikë të serbëve nga Kosova me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe të gjithë ministrat e Qeverisë së Serbisë.

Në këtë takim të së enjtes, siç tha Petkoviq, do të marrë pjesë edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq.

Ata do të diskutojnë, siç thotë ai, konkluzionet politike që duhet të arrihen: “Të shohim se çfarë do të bëjmë dhe si do t’ja bëjmë në periudhën e ardhshme”, është shprehur ai në televizionin serb, Prva.

Tutje ai përkujtoi, kur qe fjala për konkluzionet, se presidenti serb i kishte prezantuar ato pas takimit paraprak me përfaqësuesit e serbëve, i cili u mbajt të premten.

Megjithatë Petkoviq konfirmon se ai [Aleksandar Vuçiq] ka dhënë dorëheqjen kur ka dëgjuar serbët nga Kosova.

“Kur pa se çfarë kërkonin dhe se ishin shumë më të rreptë në disa kërkesa, presidenti Vuçiq i braktisi propozimet e tij”, tha ai.

Ndaj specifikoi ai, edhe u aranzhua një takim i ri mes tyre./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img