Site icon PrishtinaPress

Të enjten, rezoluta për Kosovën në Parlamentin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama do të jetë ditën e enjteje në Kuvend, në seancën parlamentare ku pritet miratimi i një rezolute për Kosovën. Sekretari Organizativ në Partinë Socialiste, Arben Pëllumbi, i ftuar në “Debat” nga Alba Alishani, tha se kreu i qeverisë do të mbajë fjalën e tij në Kuvend dhe qëndrimin për atë se çfarë ndodhi në 24 shtator në veri të Kosovës.

“Do jetë patjetër. Në dijeni time do jetë, sigurisht do të flasë dhe do të mbajë qëndirmin e vetë, të paktën kur ne jemi dakordësuar se si do ta zhvillojmë këtë seancë, kemi rënë dakord kështu”, tha Pëllumbi në A2 CNN.

Demokratët propozojnë një rezolutë gati identike me atë të miratuar nga Parlamenti i Kosovës, ndërsa socialistët mbështesin hartimin e statusit të asociacionit nga amerikanët. Ideja fillestare e Ramës që KFOR të marrë kontrollin e Veriut, është tkurrur në një thirrje për të rritur prezencën, duke afruar qëndrimet. Dakordësi duhet gjetur edhe sa i përket hetimeve për sulmin e 24 shtatorit.

Exit mobile version