2.8 C
Pristina
Wednesday, November 13, 2024

Buy now

spot_img

Të enjten dy seanca, Kusari-Lila e brengosur për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusari-Lila, tha se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, është vendosur që të mbahet dy seanca ditën e enjte.

Ajo ka sqaruar së këtë ditë do të votohet  Komisionit Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore. Sipas saj, sfidë mbetet moskalimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

“U morëm vendimi që të etjen të vazhdoj seanca me pikat e pa përfunduar. Pastaj duhet të filloj një seancë e re e kërkuar nga 40 deputetë për krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore, ku në atë seancë do të bëhen propozimet e anëtarëve, anëtarëve nga grupet parlamentare për këtë Komision”.

“Do të mbetet sfidë marrëveshjet ndërkombëtare të cilat janë vetë duke u shtuar. Nga 5 sa kanë qenë tani shtohen edhe dy”, tha ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img