9.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Të dyshuarit për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë vazhdojnë të jenë në arrati

Dy persona janë lënduar mbrëmë në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë.

Njëri nga ta është plagosur me armë zjarri ndërsa tjetri mori lëndime nga mjeti i mprehtë thikë.

Nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se të dyshuarit në këtë rast janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden në arrati.

“Dy meshkuj kosovarë janë dërguar në emergjencë pasi dyshohet se njëri ishte plagosur me amë zjarri dhe tjetri kishte lëndime nga mjeti i mprehtë thikë. Sipas tyre incidenti ka ndodhur pasi janë sulmuar nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas sulmit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden në arrati. Viktimat gjenden në QKUK për tretman mjekësor dhe janë duke u siguruar nga njësitë policore. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Ndërsa nga Klinika Emergjente në QKUK mbrëmë kanë njoftuar se të dy të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img