Site icon PrishtinaPress

Të dyshuar për korrupsion, Mujka dhe Muzliukaj ndalohen për 48 orë

Me vendim të prokurorit të Prokurorisë Speciale, Faruk Mujka dhe Hysen Muzliukaj, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Faruk Mujka dhe Hysen Muzliukaj janë arrestuar sot gjatë ditës nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘’Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’’.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë se dy personat të ndaluar, të pandehurit Faruk Mujka dhe Hysen Muzliukaj, në cilësi të personave zyrtarë, me dashje kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete apo për tjetrin, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare dhe nuk i kanë respektuar detyrat dhe përgjegjësitë e tyre që të ushtrojnë funksionin e tyre në bazë të ligjit.

Me këto veprime, të njëjtit dyshohet se janë përfshirë në kryerjen e veprës penale ‘’Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’’.

Me aktvendim të Prokurorisë Speciale të njëjtit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Exit mobile version