Artisti i njohur, Bardhi po vazhdon të jetë aktiv me projekt të reja muzikore.
Edhe së fundmi, rap-artisti nga Kumanova ka lansuar një tjetër këngë të re, të cilën e solli të shoqëruar edhe me videoklip.
Projekti i radhës mban titullin “Të dua” që është prodhimi i produksionit “BSB Enertainment”.
Ndërsa, puna për vizuelizimin e videoklipi që tashmë gjendet i publikuar në YouTube iu besua Gezim Hysenajt.
Padyshim që edhe ky projekt i ri i Bardhit do të mirëpritet nga ana e fansave të tij të shumtë.
Theksojmë që ky projekt vjen vetëm pak ditë pas atij me titullin “Malli” që u prit mirë nga publiku dhe deri më tani ka grumbulluar mbi dy milionë klikime.
Krahas këtyre projekteve, artisti mbetet i angazhuar edhe me mbrëmje muzikore si brenda trojeve shqiptare ashtu edhe në diasporë.