Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill.
Kamberi në Facebook ka treguar se me ambasadorin Hill diskutuan për zhvillimet rajonale, sfidat dhe problemet me të cilat po ballafaqohen qytetarët e Luginës.
Paraprakisht, Hill ka deklaruar se ujdia e Ohrit nuk ka të bëjë me të drejtat e pakicave në Serbi.