4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

“Të dobët, pa asnjë ide”, Driton Kuka i ashpër me paraqitjen e Laurës e Akilit

Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka ka reaguar ashpër pas humbjeve të xhudistëve Laura Fazliu dhe Akil Gjakova në Grand Slamin në Baku, me ç’rast pakënaqësit e tij me ta, si asnjëherë më parë, i ka shprehur publikisht, raporton Gazeta Sinjali Sporti.

Ai tregoi se përveç Norës e Distrisë, priti sukses edhe nga Laura e Akili, të cilët e dëshpëruan trajnerin e xhudos.

Kuka ndeshjet e tyre i cilësoi si shumë të dobëta, teksa për Laurën që kishte pritshmëri të larta u shpreh se u tregua shumë e dobët, për Aklin tha se u prezantua pas asnjë ide.

“Nora e Disi mbeten medalistet e Kosovës në Grand Slam Baku Sot, Loriana fitoi një ndeshje, aq sa edhe Laura që ishte favorite për medalje të artë por që sot ishte shumë e dobët. Loriana provoj por s’mjaftoj. Akili, njëjtë si Laura, luftoi dobët dhe pa asnjë ide. Dje ishte ditë e shkëlqyer e sot e zbehtë. Pritjet ishin më të mëdha sidomos prej Laurës. Të dominosh në Masters e të performosh kaq zbehtë këtu diçka nuk funksionoj sot. Kosova, shteti ynë, nga Bakuja kthehet me medalje e ajo çka më gëzon është e arta e Norës pas shumë kohësh”, ka shkruar Kuka me të përfunduar gara e Laura Fazliut.

Kujtojmë se, për dallim nga sot, dje ishte një ditë goxha e suksesshme për xhudon e Kosovës. Xhudistja Nora Gjakova (-57 kg) ka fituar medaljen e artë në “Grand Slam Baku 2023” në Azerbajxhan në finale ku mposhti gjeorgjianen Eteri Liparteliani, teksa edhe xhudistja Distria Krasniqi fitoi medalje të argjendtë pas humbjes në finale ndaj japonezes Kisumi Omori,

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img