Në fundjavë zhvillohet xhiroja e 26-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll. Sfida kryesore apo derbi i kësaj jave do të zhvillohet të dielën mes Trepçës dhe Pejës.
Dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës pritet të dhurojnë spektakël. Mitrovicasit janë vendin e katërt me 15 fitore e dhjetë humbje, kurse pejanët kanë 18 fitore e shtatë humbje, duke e bërë edhe më interesante këtë sfidë. Ndeshja hapëse do të jetë ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Rahovecit, përkatësisht vendit të shtatë dhe të tetë.
Prizrenasit kanë shtatë fitore e 18 humbje, kurse “vreshtarët” katër fitore e 21 humbje, por takimi për vendasit është më i rëndësishëm, pasi duan të shmangin “play-out” dhe të hynë në “play-out”. Këtë synim e ka edhe Vëllaznimi që ndeshet me kampionin Golden Eagle Yllin. Kuqezinjtë numërojnë tetë fitore e 17 humbje, kurse therandasit 18 fitore e shtatë humbje.
SUPERLIGA – Java 26
Të shtunën takohen:
17:00 Ponte Prizreni – Rahoveci
19:00 Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli
Të dielën takohen:
17:00 Trepça – Peja
Bashkimi – Sigal Prishtina (zhvillohet më vonë)