3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Të dhëna shqetësuese nga Raporti i Progresit: 33% e shkaqeve të vdekjeve janë raportuar gabimisht, më së shumti nga kanceri

Jetëgjatësia më e ulëta në rajon, vdekjet e fëmijëve nën pesë vjeç tri herë mbi mesataren e BE-së, vdekjet nga kanceri e hipertensioni dhe diagnozat e këqija mbeten sfida kryesore në shëndetësinë publike në Kosovë. Këto konstatime janë dhënë nga Komisioni Evropian përmes Raportit të Progresit. Ata theksojnë se cilësia e kujdesit shëndetësor në Kosovë mbetet shqetësuese, teksa institucionet përgjegjëse për shëndetin publik janë kritikuar se nuk kanë ndikuar për të përmirësuar produktivitetin, efikasitetin dhe cilësinë në këtë sektor.

Komisioni Evropian ka vlerësuar se cilësia e kujdesit shëndetësor në Kosovë mbetet shqetësuese. Sipas raportit të bërë publik dje, jetëgjatësia në Kosovë në lindje mbetet më e ulëta në rajon. E sëmundjet jo të transmetueshme janë shkaku kryesor i vdekjeve. Këtu u përmenden sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri.

Shqetësuese është edhe konstatimi i KE-së që rreth 33% e shkaqeve të vdekjes janë raportuar gabimisht ose nuk janë diagnostikuar.

“Jetëgjatësia në Kosovë në lindje mbetet më e ulëta në rajon; Sëmundjet jo të transmetueshme janë shkaku kryesor i vdekjeve, veçanërisht sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri. Rreth 33% e shkaqeve të vdekjes janë raportuar gabimisht ose nuk janë diagnostikuar fare”, thuhet në raportin e Progresit.

Në raport u konstatua se vdekshmëria e fëmijëve është poashtu një problem serioz në Kosovë. Nga Komisioni Evropian u vlerësua se 16 fëmijë nga 1000 lindje të gjalla vdesin para se t’i mbushin pesë vjet. E kjo sipas raportit është tri herë më e lartë se mesatarja e BE-së.

“Nuk ka pasur progres në zbatimin e planit të veprimit për promovimin e shëndetit, apo planeve strategjike për kujdesin shëndetësor të nënës dhe fëmijës. Vdekshmëria e fëmijëve mbetet një problem serioz, 16 fëmijë nga 1000 lindje të gjalla vdesin para se të jenë pesë vjeç, pra tre herë më i lartë se mesatarja e BE-së”, thuhet ndër të tjera aty.

Kritika nga KE kanë shprehur për mosndryshimin e projektligjit për shëndetin dhe projektligjin për sigurimet shëndetësore.

Kjo pasi sipas tyre këto dy ligje parashohin referoma në sektorin shëndetësor.

“Në politikën e shëndetit publik, cilësia e kujdesit shëndetësor mbetet shqetësuese. Projektligji për shëndetin dhe projektligji për sigurimet shëndetësore, që synojnë të drejtojnë reformat në sektorin shëndetësor, nuk janë ndryshuar. Strategjia e re e Sektorit të Shëndetësisë 2023-2030 është hartuar dhe ende nuk është miratuar”, thuhet tutje.

E shpenzimet e Kosovës për shëndetësinë janë tri herë më të ulëta se mesatarja e BE-së.

“Shpenzimet për shëndetësinë arrijnë në rreth 3% të PBB-së, e cila është e dyta më e ulëta në rajon dhe më shumë se tre herë më e ulët se mesatarja e BE-së prej rreth 11%. Kosova ka ndarë një nivel të lartë rekord të buxhetit të sektorit shëndetësor në vitin 2023 (rreth 300 milionë euro), një rritje prej rreth 15.6% krahasuar me vitin 2022.”, thuhet në Raportin e Progresit, përcjell Gazeta Express.

Ndërkaq, lidhur me përgjegjësinë institucionale të shëndetit publik, në raport thuhet se nuk ka stimuj për të përmirësuar produktivitetin, efikasitetin dhe cilësinë në sektor.

E edhe zbatimi i Ligjit të viti të vitit 2013 për ndalimin e pirjes së duhan në vende të mbyllura nuk është mbetet sfidë në Kosovë.

Poashtu, kritika janë dhënë edhe për menaxhimin e Fondit për Sigurimeve Shëndetësore.

Sipas KE-së, ky Fond po shërben vetëm si agjent pagesash, dhe nuk angazhohet në asnjë negocim të kontratave me spitalet jashtë vendit.

“Për shërbimet e specializuara shëndetësore që nuk janë të disponueshme në Kosovë, pacientët mund të përfitojnë nga fondi i sigurimeve shëndetësore për shërbime shëndetësore jashtë vendit. Megjithatë, Fondi aktualisht po shërben vetëm si agjent pagesash, në vend që të zhvillojë procese të standardizuara të miratimit dhe monitorimit. Ajo nuk angazhohet në asnjë negocim kontratë me spitalet jashtë vendit. Një pozicion i tillë pasiv ka gjeneruar rrezik të konsiderueshëm financiar për fondin e sigurimeve shëndetësore”, thuhet në këtë raport.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img