70 persona kanë vdekur nga janari e deri në muajin shtator të këtij viti si pasojë e aksidenteve të trafikut.
Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, tha se nga këta 70 persona që kanë humbur jetën, 55 për qind e tyre kanë qenë ngasës dhe 24 për qind të aksidenteve fatale kanë qenë vetëaksidente.
“Sipas analizave të aksidenteve në vendin tonë; gjatë periudhës së këtij viti, nga 70 persona që kanë humbur jetën në aksidente të trafikut rrugor për periudhën “janar-shtator 2024”, 39 apo rreth 55%, kanë qenë shofer, përderisa rreth 24% të aksidenteve fatale kanë qenë vetëaksidente”, ka thënë ai.
Tutje, policia ka bërë apel për të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të jenë vigjilent dhe të respektojnë shenjat rrugore.