Site icon PrishtinaPress

“Të dashur amerikanë, mbani mend 11 shtatorin”, si e nisi Zelensky fjalimin para Kongresit Amerikan

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i është drejtuar me video-konferencë sot Parlamentit Amerikan. 

Ndër të tjera, ai i bën thirrje Perëndimit të “mbyllë qiejt” për të shmangur sulmet ajrore ruse që po shkatërrojnë vendin e tij.

Në një fjalim emocionues në të dy dhomat e Kongresit Amerikan, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy bëri thirrje edhe një herë me vendosmëri për krijimin e një zone ndalim-fluturimi. “Kompanitë amerikane gjithashtu duhet të tërhiqen nga Rusia dhe të ndalojnë tregtinë me vendin”, tha presidenti ukrainas.

Në thirrjen e tij për ndihmë, Zelensky gjithashtu u kujtoi amerikanëve luftën e tyre kundër sulmuesve.

“Mos harroni Pearl Harbor”, tha ai, duke iu referuar sulmit japonez në 1941. “Mos harroni 11 shtatorin”, shtoi ai, duke iu referuar sulmeve terroriste në Nju Jork dhe Uashington. 

“Ne kemi nevojë për ju tani, Presidenti Biden. Të jesh lider i botës do të thotë gjithashtu të jesh lider i paqes”, i ka thënë Zelensky, Bidenit. 

Para kongresit, Zelensky shfaqi një video që tregon shpërthime të panumërta, shkatërrime dhe vuajtje të njerëzve në Ukrainë.

Exit mobile version