Site icon PrishtinaPress

Të bashkuar mund ta anëtarësojmë Kosovën në BE, NATO dhe OKB

Takimin në Bruksel, presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka komentuar edhe përmes një postimi në Facebook.
Thaçi ka thënë se ishte një takim i vështirë mirëpo i domosdoshëm për të tejkaluar konfliktet shekullore.

“Me gjithë dallimet e mëdha, ne u pajtuam që t’i intensifikojmë takimet e përbashkëta në përpjekje për t’i zgjidhur njëherë e përgjithmonë çështjet e hapura ndërmjet dy shteteve tona”, ka shkruar Thaçi.

Tutje, ai ka thënë se marrëveshja përfundimtare për normalizimin e plotë të raporteve Kosovë-Serbi është në interesin e dy vendeve, paqes dhe stabilitetit në rajon.

Exit mobile version